Nextcloud 11 Release Party

This is a past event

7 people went

Details

Nextcloud 11 është versioni më i fundit i kësaj platforme i cili vendos standarte të reja për sigurinë e të dhënave tuaja. Për të parë më nga afër përmirësimet e këtij versioni dhe mjetet e reja që ofron do të mblidhemi së bashku në eventin e "Nextcloud 11 Release Party" më datë[masked] ora 17:30 në ambientet e Open Labs Hackerspace.

Rreth Nextcloud

Nextcloud (https://nextcloud.com/) – një shtëpi e sigurtë për të dhënat e tua, alternativa open source për sinkronizimin dhe shpërndarjen e të dhënave, me fokus te siguria dhe privatësia juaj!

Nextcloud është një platformë open source që ofron shërbime cloud, qëllimi kryesor i së cilës është t’i japë përdoruesit kontroll të plotë mbi të dhënat e veta. Nëse në shumicën e shërbimeve cloud që ju ofrohen ju duhet t’i ruani të dhënat tuaja personale në serverin e një individi/organizate tjetër, me Nextcloud ju keni mundësinë që t’i ruani të dhënat tuaja në serverin tuaj personal dhe t’i sinkronizoni & shpërndani ato midis paisjeve të ndryshme. Nextcloud ofron teknikat më të avancuara të sigurisë në industrinë open source, ofron mjete për menaxhimin e rrjedhës së punës, për monitorimin e aktivitetit në serverin tuaj, klient mobile dhe desktop për të aksesuar të dhënat, sinkronizim të kontakteve dhe të kalendarit, mund të bëni telefonata të sigurta video dhe audio, ju ofron mundësinë që të aksesoni skedarët e ruajtura në serverat e ofruesëve të tjerë të shërbimeve cloud si Dropbox, Amazon, Google etj.

Shërbimin e Nextcloud mund ta përfitoni në disa mënyra: duke shkarkuar Nextcloud dhe ta instaloni në serverin tuaj, duke blerë një nga pajisjet (https://nextcloud.com/devices/)

Nextcloud, dhe nëse këto zgjidhje nuk janë praktike për ju mund të abonoheni në paketat e një Nextcloud Providers (https://nextcloud.com/providers/).

Gjatë eventit të "Nextcloud 11 Release Party" do të tregojmë si ta instaloni Nextcloud ne serverin tuaj si dhe do te eksplorojm disa nga veglat dhe aplikimet kryesore që ofrohen nga kjo platformë. Ju ftojmë të bashkoheni :)