Infrastructure for the Rest of Us

Details
Ju ftojmë që të merrni pjesë në një punëtori praktike (hands-on workshop) të organizuar nga AWS Cloud Club Prishtina dhe Polymath Services në bashkëpunim me AWS User Group Kosova. Kjo punëtori do t’ju ndihmojë të fitoni aftësi bazike në përdorimin e shërbimeve kryesore të AWS. Punëtoria do të udhëhiqet nga Muharrem Shefkiu , Co-Founder dhe COO i Polymath Services.
Çfarë do të mësoni në këtë punëtori:
· Roli i infrastrukturës themelore: Do të kuptoni se si infrastruktura themelore mbështet ndërtimin dhe funksionimin e aplikacioneve në AWS.
· Menaxhimi i identitetit: Do të mësoni çfarë është menaxhimi i identitetit dhe si të krijoni përdorues me nivele të ndryshme të qasjes.
· Menaxhimi i të dhënave në cloud: Do të mësoni si të ruani, merrni dhe siguroni objektet e të dhënave në cloud.
Për shkak të hapësirës dhe resurseve, kufizimi i pjesëmarrësve është 15 persona.
Kujdes: Ju duhet të keni kompjuterin tuaj personal për të kryer detyrat e kësaj punëtorie. Punëtoria është e hapur për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës.
Lokacioni: Zyret e Polymaths, rr. Vicianum , Arbëri, Prishtinë

Infrastructure for the Rest of Us