Skip to content

Details

N’Shqip është një komunitet për shqiptarë që duan të lidhen, të flasin, të qeshin, të debatojnë dhe të mendojnë bashkë.
Diskutojmë për çështje shqiptare, nga Ferma VIP dhe suksesi i Moza Ahmetit si heroina jonë kombëtare, deri te sarkazma e mprehtë e Edi Ramës dhe shprehja “sorry for being so Balkanic.”
Flasim për librat e Emily Henry, për Dostoyevsky-n, për dëshirën për të shkruar një libër, për Shqipërinë e viteve 2010, dhe për mënyrën se si New York-u na hoqi iluzionet e ëndrrës amerikane.
Është një hapësirë për biseda intelektuale, nostalgjike, ironike, të sinqerta dhe shumë shqiptare. Atë ndjesinë e komunitetit që e kemi natyrshëm, nuk kemi pse ta humbim.
Këto dhe shumë të tjera. Hajdeni N’Shqip.

Related topics

You may also like